Problemi me avionin pengon udhëtimin drejt Parisit, kryeministri spanjoll i bashkohet samitit online
Këtë të enjte po mbahet takimi i “koalicionit të vullnetshmëve” në Paris. Pjesë e së cilës është edhe presidenti Volodymir Zelensky. Ky i fundit mbërriti një ditë më parë në Paris. Por kryeministri i Spanjës po merr pjesë online në këtë samit pas një problemi teknik në avionin e tij. Avioni me të cilin po [...]Read More...

Këtë të enjte po mbahet takimi i “koalicionit të vullnetshmëve” në Paris. Pjesë e së cilës është edhe presidenti Volodymir Zelensky. Ky i fundit mbërriti një ditë më parë në Paris.
Por kryeministri i Spanjës po merr pjesë online në këtë samit pas një problemi teknik në avionin e tij. Avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të kthehej në Madrid për shkak të problemit të raportuar.
Kujtojmë se më herët edhe avioni i shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u godit nga bllokimi i GPS-it që dyshohet se u krye nga Rusia, por nuk ka asnjë deklaratë që kjo të ketë lidhje me çështjen e sotme.
/abcnews.al/