Procesi i rinumërimit të votave nis nesër në Shqipëri
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi është vënë në lëvizje pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për rinumërimin e kutive të votimi. Celibashi ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave nis nga nesër, e martë 17 qershor. U bë e ditur se në total do të

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi është vënë në lëvizje pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për rinumërimin e kutive të votimi.
Celibashi ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave nis nga nesër, e martë 17 qershor.
U bë e ditur se në total do të hapen 2 mijë e 323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.
Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues), derisa rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga subjektet ankimuese.