Projekt aftësimi në industrinë e rëndë, trajnim profesional për mekanikë të kamionëve për të rinjtë dhe të rejat nga Ballkani Perëndimor
Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka papunësi të lartë tek të rinjtë, dhe në të njëjtën kohë ka mungesë të theksuar të mekanikëve dhe shoferëve të kamionëve. Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, Suedia përmes agjencisë Sida, së bashku me Helvetas dhe Volvo Group, do të bashkëpunojnë në formimin profesional bazuar në nevojat […]
![Projekt aftësimi në industrinë e rëndë, trajnim profesional për mekanikë të kamionëve për të rinjtë dhe të rejat nga Ballkani Perëndimor](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/IMG_5775.jpeg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka papunësi të lartë tek të rinjtë, dhe në të njëjtën kohë ka mungesë të theksuar të mekanikëve dhe shoferëve të kamionëve. Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, Suedia përmes agjencisë Sida, së bashku me Helvetas dhe Volvo Group, do të bashkëpunojnë në formimin profesional bazuar në nevojat e industrisë së automobilave. Një theks i madh do t’i vihet integrimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës, veçanërisht në sektorin e transportit. Projekti do të fokusohet në zgjidhje të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke theksuar aftësitë e nevojshme për të përdorur teknologjinë e gjelbër në kamionët e sotëm, transmeton Portalb.mk.
“Projekti përfshin gjithashtu investime të rëndësishme për të mbajtur një mjedis mbështetës biznesi që inkurajon inovacionin dhe investimet. Kjo qasje holistike synon të promovojë krijimin e sistemeve më elastike dhe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftim.
Projekti i ri do të punojë për të kapërcyer hendekun e aftësive në industrinë e rëndë dhe atë të transportit duke ofruar arsim dhe trajnim profesional të specializuar (AFP) për të rinjtë dhe të rejat kryesisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Ai jo vetëm që do t’u mundësojë të rinjve të këtyre vendeve të fitojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë mekanikë të aftë të kamionëve, por gjithashtu synon të promovojë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale në industri.Është një partneritet ndërmjet SIDA – Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Volvo Group dhe organizatës zvicerane Helvetas.
Për informacione shtesë mund të kontaktoni në emailin aleksandra.siljanovska@