Rekord i parave të falsifikuara gjatë vitit 2023, të konfiskuara në Zvicër

Është rritur sidomos shuma e dëmit të bërë në euro. Janë konfiskuar kartëmonedha euro me vlerë prej më shumë se 13 milionë franga The post Rekord i parave të falsifikuara gjatë vitit 2023, të konfiskuara në Zvicër appeared first on Albinfo.

Rekord i parave të falsifikuara gjatë vitit 2023, të konfiskuara në Zvicër

Gjatë vitit 2023 në Zvicër janë hequr nga qarkullimi më shumë para të falsifikuara se kurrë më parë. Këtë e tregojnë shifrat e Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), transmeton albinfo.ch. Mbi të gjitha është rritur në mënyrë shpërthyese shuma e dëmit të bërë në euro.

Në vitin 2023 janë konfiskuar kartëmonedha euro me vlerë prej më shumë se 13 milionë franga. Në vitet e mëparshme vlera ishte nën shifrën dy milionë euro, shkruan “SonntagsBlick”. Janë konfiskuar edhe para të falsifikuara zvicerane. Në vitin 2023 shuma e tyre ishte pothuajse 2.5 milionë franga.

Sipas një zëdhënësi të Fedpol, rritja e eurove të falsifikuara të sekuestruara ka ndodhur kryesisht për shkak të konfiskimeve më të mëdha në të ashtuquajturat marrëveshje “Rip”.

Prej disa vitesh kriminelët e përdorin gjithnjë e më shumë këtë truk: së pari u tregojnë shitësve të mallrave luksoze çantat plot me fatura dhe i shpërqendrojnë ata nga vështrimi nga afër, transmeton albinfo.ch. Ata po ashtu i këmbejnë çantat me çanta të tjera, me para të falsifikuara në një moment të pavëzhguar.

 

The post Rekord i parave të falsifikuara gjatë vitit 2023, të konfiskuara në Zvicër appeared first on Albinfo.