Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë
Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë se është ndjenjë krenarie kur e sheh vendlindjen e tij duke ‘‘ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj’’. Limaj ka shtuar se projekte të tilla

Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë se është ndjenjë krenarie kur e sheh vendlindjen e tij duke ‘‘ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj’’.
Limaj ka shtuar se projekte të tilla, si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë.
‘‘Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion’’, ka shkruar ai mes tjerash.