Prokuroria e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për rikthimin e pasurive të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje (Basel Institute on Governance) dhe Qendrën Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (ICAR), me synim forcimin e përpjekjeve për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme që i përkasin Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, marrëveshja synon të avancojë bashkëpunimin me autoritetet e shteteve të tjera në gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen e pasurive të përfituara përmes korrupsionit, pastrimit të parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Instituti i Bazelit për Qeverisje do t’i ofrojë Prokurorisë së Shtetit mbështetje strategjike dhe teknike në çështjet e sekuestrimit, konfiskimit dhe rikthimit të pasurive të paligjshme, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
https://prokuroria-rks.org/artikulli/14267
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe drejtoresha ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje, Elizabeth Andersen, si dhe drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (ICAR), Iker Lekuona. Marrëveshja synon të rrisë efikasitetin e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
The post Prokuroria e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për rikthimin e pasurive të paligjshme appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



