Prona mollë sherri mes tre personave në Ferizaj, pas rrahjes përfundojnë në spital

Prona mollë sherri mes tre personave në Ferizaj, pas rrahjes përfundojnë në spital

Një rast i rrahjes është raportuar mëngjesin e së dielës në fshatin Doganaj në Ferizaj.

Policia, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se tre persona janë përfshirë në përleshje, dhe si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime për çka kanë marrë dhe trajtim mjekësor.

Tutje, në njoftim theksohet se konflikti dyshohet se ka rrjedhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone.

“Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje, ku i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia. Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.