Protesta para Qeverisë, studentët nuk tërhiqen: Rama dorëheqje(LIVE)

Pas refuzimit të prerë të ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, të rinj, studentë dhe qytetarë po vijojnë të qëndrojnë të palëkundur në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë.
Situata në terren mbetet tejet e tensionuar. Përballë protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kabinetit qeveritar dhe ndalimin e represionit, janë pozicionuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Pavarësisht pranisë së shumtë policore dhe presionit të vazhdueshëm në rrugët kryesore të Tiranës, të rinjtë refuzojnë të shpërndahen, duke e kthyer hapësirën përpara ekzekutivit në vatrën kryesore të qëndresës qytetare.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



