Protestat në Serbi, Vuçiç i frikësohet studentëve, ja fenomeni interesant që u tërhoqi vëmendjen gjermanëve

Mediat në gjuhën gjermane po mbulojnë gjerësisht protestat e mëdha të Vidovdanit në Serbi. Bllokime spontane të rrugëve natën nga e diela në të hënë ndodhën pasi gazetat ishin shtypur tashmë. Tabloidi Bild, në stilin e vet, titullohet: “Sikur në prag të luftës civile”. Vazhdon të shkruajë për protestat: “Gaz lotsjellës, granata tymuese, arrestime, lëndime […] The post Protestat në Serbi, Vuçiç i frikësohet studentëve, ja fenomeni interesant që u tërhoqi vëmendjen gjermanëve appeared first on InfoShqip.com.

Protestat në Serbi, Vuçiç i frikësohet studentëve, ja fenomeni interesant që u tërhoqi vëmendjen gjermanëve

Mediat në gjuhën gjermane po mbulojnë gjerësisht protestat e mëdha të Vidovdanit në Serbi. Bllokime spontane të rrugëve natën nga e diela në të hënë ndodhën pasi gazetat ishin shtypur tashmë. Tabloidi Bild, në stilin e vet, titullohet: “Sikur në prag të luftës civile”. Vazhdon të shkruajë për protestat: “Gaz lotsjellës, granata tymuese, arrestime, lëndime dhe presidenti luan shah”, duke aluduar në postimin demonstrativ të Aleksandar Vuçiç në Instagram gjatë protestave të Vidovdanit. Krahas një fotoje të tij pranë një fushe shahu, ai shkroi se i pëlqen të luajë shah në momente relaksi. Theksohet se Vuçiç e hodhi poshtë me vendosmëri kërkesën për zgjedhje të reja të paraqitura nga studentët.

Frika nga zgjedhjet e reja

Por pse? Frankfurter Allgemeine Zeitung na kujton se Vuçiç më parë ka qenë i lumtur të përdorë zgjedhje të parakohshme për të zgjatur sundimin e tij. “Fakti që Vuçiç aktualisht nuk pret qartë një fitore të tillë dhe ka frikë nga zgjedhjet e reja mund të vlerësohet si një sukses i pjesshëm i lëvizjes protestuese, nismëtarët e së cilës janë studentët”, shkruan gazeta. “Presidenti po mbështetet qartësisht në energjinë e protestave që të zbehet deri në afatin e rregullt të zgjedhjeve”, tha gazeta. “Vuçiç ende mund të shpresojë se deri atëherë kundërshtarët nacionalistë dhe liberalë të qeverisë së tij do të jenë ndarë nga njëri-tjetri.” Pyetje të ngjashme po shqyrtohen nga Neue Zürcher Zeitung, e cila i përshkruan si “të pakuptimta” pretendimet e presidentit se protestat po drejtohen nga jashtë dhe se po planifikohet një “grusht shteti”. “Shpresa e presidentit se protesta disamujore do të shuhet duket e kotë”, shkruan gazeta, duke vlerësuar se qindra mijëra qytetarë në rrugë po tregojnë se sa shumë ka rënë Partia Progresive Serbe. Kjo është arsyeja pse Vuçiç nuk dëshiron zgjedhje, shkruan gazeta e Zurichut.

Përçarja e protestave

“Edhe pse kontrollon mediat më të rëndësishme, përdor aparatin shtetëror për procesin zgjedhor dhe nënshtron gjyqësorin, Vuçiç nuk është më plotësisht i sigurt për një fitore tjetër për partinë e tij”, vlerëson e përditshmja zvicerane. “Është një sukses i madh i studentëve”. Gazeta e quan dhunën në rrugë “të moderuar” për momentin, por kjo mund të ndryshojë dinamikën e protestave. “Media shtetërore do të polemizojë edhe më me helm dhe do t’i portretizojë studentët si terroristë dhe tradhtarë. Tani represioni policor duket më i bazuar. Arrestimet e aktivistëve për dyshime për përmbysjen e rendit shtetëror do të intensifikohen dhe ato shërbejnë si një mjet frikësimi”, parashikon Neue Zürcher Zeitung. Pas kësaj, gazeta merret me “rrezikun e përçarjes” brenda lëvizjes protestuese, duke deklaruar se tani po del në pah një “ton nacionalist” – thirrje për “kthimin e Kosovës” dhe “portretet e Peshkopit Nikolaj Velimirović “. “Kjo mund të çojë në tensione me pjesën progresive të shoqërisë që dëshiron një shtet ku të gjithë qytetarët trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga etnia dhe feja.”

Reagimi i Moskës

Kremlini nga ana tjetër, ka një reagim krejt ndryshe, Ata njoftuan se nuk mund ta përjashtojë mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, një aleat i ngushtë i Rusisë, të jenë një përpjekje për një “revolucion me ngjyra”, por autoritetet ruse janë të bindura se udhëheqja serbe mund të vendosë paqen. “Pavarësisht faktit se Serbia është padyshim nën një presion të paparë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që atje të përdoren metoda të njohura të nxitjes së revolucioneve me ngjyra”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov . “Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të ketë sukses në rivendosjen e ligjit dhe rendit në vend në një të ardhme shumë të afërt”, shtoi ai. Rusia tradicionalisht e konsideron Vuçiçin një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj, ku ndoqi një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të mbajtur për të përkujtuar fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, e kanë tronditur populistin Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur priten edhe zgjedhjet parlamentare./Marsela SHYTIA/

The post Protestat në Serbi, Vuçiç i frikësohet studentëve, ja fenomeni interesant që u tërhoqi vëmendjen gjermanëve appeared first on