Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 14 shtator
Pas tubimit të 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtaritë protestuese do të zhvendosen në Hagë më 14 shtator. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se protesta do të mbahet në orën 14:00 dhe është organizuar nga mërgata shqiptare, me përkrahjen e […] The post Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 14 shtator appeared first on Albinfo.

Pas tubimit të 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtaritë protestuese do të zhvendosen në Hagë më 14 shtator.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se protesta do të mbahet në orën 14:00 dhe është organizuar nga mërgata shqiptare, me përkrahjen e kategorive të dala nga lufta.
Një ditë më pas, më 15 shtator, pritet që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka shprehur shpresën që procesi i mbrojtjes të përfundojë deri në fund të tetorit, duke lënë hapësirë edhe për mocione shtesë.
The post Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 14 shtator appeared first on Albinfo.