Protestuesi dërgohet pa ndjenja te Trauma, dyshohet se u dëmtua në sy nga një plumb gome

Protestuesi dërgohet pa ndjenja te Trauma, dyshohet se u dëmtua në sy nga një plumb gome

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një televizioni në kryeqytet ka transportuar drejt Spitalit të Traumës një person të dëmtuar në sy.

Sipas informacioneve paraprake, personi është marrë me urgjencë në protestë, pasi dyshohet se është dëmtuar në sy nga një plumb gome. Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar dhe pritet të verifikohet.

Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.

The post Protestuesi dërgohet pa ndjenja te Trauma, dyshohet se u dëmtua në sy nga një plumb gome appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.