Protuestuesit serbë e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna

Serbët e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna. Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup i kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi, raporton Express. Gazetarja e T7, Nesa Kryeziu, po qëndron atje prej ku ka dërguar pamje, ku […]

Protuestuesit serbë e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna

Serbët e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna.

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup i kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi, raporton Express.

Gazetarja e T7, Nesa Kryeziu, po qëndron atje prej ku ka dërguar pamje, ku shihet se dhisë i është vendosur edhe një vello dhe disa lule.

Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat gjemborë, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR’it.

Ndryshe, Hetemi nuk ka dalë nga objekti i komunës që nga e hëna. Në një prononcim për media, Hetemi ka treguar se akoma nuk e ka ndarë mendjen se edhe sa gjatë do të qëndrojë brenda hapësirave të ndërtesës së Komunës.