PSD: Çlirimi i Kosovës, rezultat i përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja

Partia Socialdemokrate tha se çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja. PSD përmes një komunikate tha se liria ishte çmimi që e paguam shtrenjtë. “Çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe bën gjë që […]

PSD: Çlirimi i Kosovës, rezultat i përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja

Partia Socialdemokrate tha se çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja.

PSD përmes një komunikate tha se liria ishte çmimi që e paguam shtrenjtë.

“Çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe bën gjë që shkonte edhe përtej potencialit të tyre. Lira ishte çmimi që e paguam shtrenjtë. Fundi i shekullit XX ishte pjesa më ë vështirë e ecjes shqiptare për t’i flakur tutje prangat e robërisë, por bashkë me sfidën më të madhe të historisë tonë, erdhi edhe kurorëzimi i krejt asaj sakrifice shekullore – çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999”.

Sot në këtë ditë bashkë me urimin, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizim të rezistencës; falënderojmë dhe përkulemi para të gjithë rënëve dhe dëshmorëve të vendit; falënderojmë veteranin e UÇK-së si dhe mirënjohje e veçantë shkon edhe për aleatët perëndimorë që sipërmarrjen tonë për çlirim e ndihmuan me intervenimin ushtarak të NTO-së”, thuhet tutje në komunikatën e PSD-së.