Pse u rrëzua avioni Air India dhe debati mes pilotëve: “Pse e bëre?”
Një fikje e thjeshtë çelësi në avionin e ‘Air India-s’ vrau kaq shumë njerëz The post Pse u rrëzua avioni Air India dhe debati mes pilotëve: “Pse e bëre?” appeared first on Albinfo.

Një raport paraprak për aksidentin e Air India-s në qershor ka zbuluar se të dy çelësat e kontrollit të karburantit ishin në pozicionin “cut-off” – një hap që fik motorët – pak çaste para se avioni të përplasej në Ahmedabad. Audioja nga kabina e pilotëve tregon konfuzion mes dy pilotëve: në regjistrim dëgjohet njëri duke pyetur kolegun pse “e bëri cut-off-in” – ndërsa tjetri përgjigjet se nuk e kishte bërë ai
Siç thuhet në raport, sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve dhe rrjeteve televizive, si BBC, Reuters dhe Sky News, çelësat e furnizimit me karburant të dy motorëve u zhvendosën nga pozicioni i funksionimit (RUN) në pozicionin e ndalimit (CUTOFF) njëri pas tjetrit, brenda vetëm një sekonde.
Dr. Mario Donadi ishte mik i Dr. Prateek Joshi, i cili po udhëtonte me familjen e tij në fluturimin e Air India drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Joshi kishte bërë një foto me veten, gruan dhe tre fëmijët e tyre në avion, dhe e postoi pak para nisjes.
Donadi i tha programit ‘Today’ të BBC se raporti është “një shuplakë e madhe në fytyrë” pas humbjes së “një kolegu shumë të dashur”.
“Si është e mundur që diçka kaq e thjeshtë, si çaktivizimi i një çelësi, të çojë në një humbje të tillë jetësh, ëndrrash kaq të mëdha?”, pyeti ai.
Joshi “ishte gjithmonë i qetë, shumë i thjeshtë” dhe profesionist, thotë Donadi.
Ai shpjegon se Joshi ishte në rrugën për të “përmbushur ëndrrën e jetës së tij”, duke u shpërngulur përfundimisht në Mbretërinë e Bashkuar me familjen. Radiologu kishte punuar aty prej disa vitesh dhe sapo kishte arritur t’i sillte bashkëshorten dhe fëmijët pranë vetes.
“Gjithçka u shkatërrua në atë mënyrë,” thotë Donadi.
The post Pse u rrëzua avioni Air India dhe debati mes pilotëve: “Pse e bëre?” appeared first on Albinfo.