Pse Zhegrova nuk u ftua nga Lille në kampin stërvitor?

Bëhet e ditur se trajneri i Lille, Bruno Genesio, nuk e ka ftuar Edon Zhegrovën për kampin stërvitor që skuadra franceze e mban në Iserlohn të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch. Në listën e futbollistëve të ftuar për kamp, që e publikoi Lille të hënën në faqen zyrtare, mungon emri i Zhegrovës.  Genesio ka ftuar 29 futbollistë.  […] The post Pse Zhegrova nuk u ftua nga Lille në kampin stërvitor? appeared first on Albinfo.

Pse Zhegrova nuk u ftua nga Lille në kampin stërvitor?

Bëhet e ditur se trajneri i Lille, Bruno Genesio, nuk e ka ftuar Edon Zhegrovën për kampin stërvitor që skuadra franceze e mban në Iserlohn të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Në listën e futbollistëve të ftuar për kamp, që e publikoi Lille të hënën në faqen zyrtare, mungon emri i Zhegrovës. 

Genesio ka ftuar 29 futbollistë. 

Sulmuesi i krahut ka kohë që nuk po ushtron me ekipin e parë të Lillet. Ai po stërvitet individualisht. 

Reprezentuesi i Kosovës e dëshiron largimin nga klubi francez në afatin kalimtar të kësaj vere. 

Ai nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi. 

Skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e 26-vjeçarit është Napoli. Ka interesim edhe nga disa skuadra të tjera. Por mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën Zhegrova. 

Me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

The post Pse Zhegrova nuk u ftua nga Lille në kampin stërvitor? appeared first on Albinfo.