Publikohen formacionet Kosova-Austria

Publikohen formacionet Kosova-Austria

Kosova ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Austrisë.

Kosova nga ora 18:00 luan në “Fadil Vokrri” ndaj Austrisë, në ndeshjen që i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Amir Shaipi, transmeton albinfo.ch.

Mbrojtja përbëhet me Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Ron Raçin, Dion Gallapenin dhe Mërgim Vojvodën.

Në mesfushë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.

Në sulm janë Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja.

The post Publikohen formacionet Kosova-Austria appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.