Publikoi lista me të dhëna personale të ndjeshme, AIP ndërmerr veprime ligjore ndaj komunës së Gjakovës

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) tha se ka pranuar informacion nga mediat elektronike se Komuna e Gjakovës ka publikuar në ueb faqen zyrtare të saj (internet) për një kohë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve) në mesin e tyre ka publikuar të dhëna personale të ndjeshme (të dhëna shëndetësore), […]

Publikoi lista me të dhëna personale të ndjeshme, AIP ndërmerr veprime ligjore ndaj komunës së Gjakovës

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) tha se ka pranuar informacion nga mediat elektronike se Komuna e Gjakovës ka publikuar në ueb faqen zyrtare të saj (internet) për një kohë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve) në mesin e tyre ka publikuar të dhëna personale të ndjeshme (të dhëna shëndetësore), të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.

“Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve personale (të dhëna të ndjeshme), të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar. Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dsipozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi me Vendim Nr. 105/24, të datë 14.06.2024, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj Komunës së Gjakovës, për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Me këtë rast, AIP njofton se do të vazhdojë inspektimet e ueb faqeve zyrtare për të gjithë kontrolluesit publik, me theks të veçantë komunat e Republikës së Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithë institucioneve publike, që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura në harmoni me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.