Punime dhe mbyllje tunelesh në Gjenevë, priten pengesa në trafik

Punime dhe mbyllje tunelesh në Gjenevë, priten pengesa në trafik

Drejtuesit e automjeteve në kantonin e Gjenevës duhet të përgatiten për ndryshime dhe pengesa në qarkullim për shkak të nisjes së punimeve të reja rrugore.

Disa tunele në Carouge, Meyrin dhe Le Grand-Saconnex do të mbyllen përkohësisht gjatë natës, transmeton albinfo.ch.

Tunelet Carouge, Les Nations dhe Ferney do të jenë të mbyllura për trafik nga ora 20:00 deri në 06:00, deri më 8 tetor. Në Meyrin, një pjesë e mbuluar e rrugës do të mbyllet gjatë natës ndërmjet 8 dhe 9 tetorit.

Kufizimi më afatgjatë do të jetë në Route de Rennex, në segmentin ndërmjet kryqëzimit me Route de Malagny dhe Rue du Village. Punimet dhe mbyllja në këtë pjesë pritet të zgjasin deri më 29 janar 2027.

Autoritetet kanë bërë të ditur se devijimet përkatëse do të sinjalizohen, ndërsa drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të marrin parasysh ndryshimet gjatë planifikimit të udhëtimeve.

The post Punime dhe mbyllje tunelesh në Gjenevë, priten pengesa në trafik appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.