Putin dhe Xi synojnë pavdeksinë/ Bisedë gjatë paradës së Pekinit: Përmes transplantit organet

Në mes të paradës ushtarake në Pekin, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pak më larg larg hapave ushtarake dhe makinerive të rënda të luftës, një bisedë e pazakontë mori vëmendjen. Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, u dëgjuan duke diskutuar për transplantin e organeve [...]Read More...

Putin dhe Xi synojnë pavdeksinë/ Bisedë gjatë paradës së Pekinit: Përmes transplantit organet

Në mes të paradës ushtarake në Pekin, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pak më larg larg hapave ushtarake dhe makinerive të rënda të luftës, një bisedë e pazakontë mori vëmendjen.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, u dëgjuan duke diskutuar për transplantin e organeve si një mjet për të zgjatur jetën.

Putin u dëgjua të thonte që edhe jeta e përjetshme mund të jetë e arritshme si rezultat i inovacioneve në bioteknologji,.

Ky moment që mund të ketë ndodhur nga pakujdesia, u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë të nga televizioni shtetëror kinez, ndërsa dy udhëheqësit dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut ecnin së bashku nëpër sheshin historik Tiananmen të Kinës.

Biseda e tyre private mund të jetë një tregues se pikëpamjet e tyre shkojnë përtej ekonomisë dhe politikës.

Të dy liderët komunikuan nëpërmjet përkthyesve të tyre, një i gjuhës ruse për Xi dhe një i gjuhës mandarine për Putin.

Përkthyesi i Xi u dëgjua të thonte në rusisht se në të kaluarën, ishte e rrallë që dikush të ishte më i vjetër se 70 vjeç, por këto kohë thonë se në moshën 70 vjeç dikush është ende fëmijë

Më pas Putin vijoi duke thënë se me zhvillimin e bioteknologjisë, organet njerëzore mund të transplantohen vazhdimisht dhe njerëzit mund të jetojnë gjithnjë e më të rinj, madje edhe të arrijnë pavdekësinë.

Me anë të përkthyesit, Xi u përgjigj se parashikimet janë që këtë shekull, njeriu ka shans të jetojë deri në 150 vjet.

Putin thuhet se i përsëriti komentet e tij më vonë ndërsa fliste për mediat ruse. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass e citoi atë të thoshte se metodat moderne të rimëkëmbjes, metodat mjekësore, madje edhe ato kirurgjikale që merren me zëvendësimin e organeve, i mundësojnë njerëzimit të shpresojë që jeta aktive të zgjasë më shumë se sot.

“Mosha mesatare është e ndryshme në vende të ndryshme, por jetëgjatësia do të rritet ndjeshëm”, tha Putin.

Xi dhe Putin kanë qenë në pushtet për 13 dhe 25 vjet përkatësisht. Asnjëri nuk ka shprehur ndonjë qëllim për t’u larguar.