Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion nëse e konsideron se enklava e saj në Baltik, Kaliningradi, po sulmohet drejtpërdrejt, transmeton “BBC”.
Putini këmbënguli se Moska “nuk po kërcënon askënd” dhe thjesht po u përgjigjet deklaratave të liderëve perëndimorë se Rusia po përgatitet për luftë në vitin 2029 ose 2030.
Gjatë gjithë kësaj jave, Rusia e ka akuzuar NATO-n se po përgatitet ta bllokojë territorin e saj, i cili kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, duke paralajmëruar se do të ishte madje e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse Perëndimi do të përpiqej ta shkëpuste Kaliningradin nga pjesa tjetër e Rusisë.
NATO është përpjekur ta qetësojë situatën, duke theksuar se është një aleancë mbrojtëse dhe duke i bërë thirrje Moskës t’i ndalë “kërcënimet e saja bërthamore”.
Aleatët perëndimorë janë përballur me një rritje të të ashtuquajturave incidente të luftës hibride, të cilat i atribuohen Rusisë, veçanërisht në Poloni dhe në vendet baltike muajt e fundit.
The post Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



