PZAP detyron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Me këtë vendim, PZAP anuloi vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ […] The post PZAP detyron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Albinfo.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Me këtë vendim, PZAP anuloi vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe, duke argumentuar se disa prej tyre nuk përmbushnin kriteret ligjore për të garuar.
Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ishte i mbështetur mjaftueshëm në ligj dhe nuk provohej me bindje që kandidatët ishin në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kushtet për të drejtën për t’u zgjedhur.
PZAP ka kërkuar nga KQZ që të certifikojë kandidatët e Listës Serbe për komunat ku kanë aplikuar për zgjedhjet lokale.
The post PZAP detyron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Albinfo.