Qeveria shqiptare miraton marrëveshje për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga vendi ynë, ku 11 prej tyre janë me shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka theksuar se këto marrëveshje kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të punës dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në Shqipëri dhe jashtë saj.
“Ministria e Ekonomisë sot kaloi një projekt vendim, një miratim në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga RSH ku bashkë me marrëveshjen me Slloveninë janë 11 marrëveshje të cilat janë firmosur me vendet e Bashkimit Evropian. Unë dua të kujtoj këtu që kjo është një politikë e cila prej disa vitesh tashmë ka filluar dhe është intensifikuar nga ana e qeverisë shqiptare, pasi është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe pagesave që çdo individ mund të marrë në të ardhmen pasi ka kryer disa vite pune në Republikën e Shqipërisë dhe disa vite pune në një vend tjetër. Ka qenë një problem i cili ndër vite është mbartur”, ka thënë Delina Ibrahimaj.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministrja, deri tani rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga marrëveshjet për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ajo ka shtuar gjithashtu se katër marrëveshje të tjera janë në proces negociatash dhe pritet të miratohen së shpejti.
“Gjatë vitit të kaluar kemi firmosur dhe ratifikuar marrëveshjen me Italinë që është më e rëndësishmja pasi numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Itali është shumë i lartë. Deri tani janë rreth 20.000 shqiptarë që kanë përfituar nga marrëveshjet që ne kemi firmosur për njohjen e viteve të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ndaj dhe jemi duke vazhduar me intensitet të lartë. Janë katër marrëveshje të tjera të cilat janë duke u negociuar dhe shumë shpejt ne mendojmë që do t’i sjellim Këshill Ministrave për t’u miratuar dhe më pas për t’u firmosur”, ka theksuar Delina Ibrahimaj.
Me pak fjalë
Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e shtuar numrin e marrëveshjeve të nënshkruara me shtete të BE-së në 11. Kjo marrëveshje, së bashku me katër të tjera në negociata, synon mbrojtjen e të drejtave të punës dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në Shqipëri dhe jashtë saj.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



