Qeveria zvicerane prezanton gjobë kombëtare për hedhjen e mbeturinave

Qeveria zvicerane prezanton gjobë kombëtare për hedhjen e mbeturinave

Qeveria zvicerane prezanton gjobë kombëtare për hedhjen e mbeturinave

Gjobat për hedhjen e mbeturinave ekzistojnë tashmë në Zvicër, por ato ndryshojnë nga një komunë në tjetrën. Zakonisht, ato variojnë nga 100 franga e lart, bazuar në shkallën e hedhjes së mbeturinave.

Që nga 1 gushti, Këshilli Federal ka futur një tarifë kombëtare, që synon të “standardojë në nivel kombëtar gjobat për hedhjen e mbeturinave dhe asgjësimin e paligjshëm të sasive të mëdha të mbeturinave urbane”, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.

Gjoba e re – deri në 250 franga, varet nga “lloji dhe sasia e mbeturinave”. Këshilli Federal përsëriti gjithashtu se “mbeturinat duhet të kufizohen në minimumin e domosdoshëm dhe, kur kjo është e pamundur, duhet të përdoret riciklimi”.

Me pak fjalë

Qeveria zvicerane ka prezantuar një gjobë kombëtare për hedhjen e mbeturinave, që hyri në fuqi më 1 gusht. Gjoba e re, që mund të arrijë deri në 250 franga, synon të standardizojë praktikat dhe të promovojë riciklimin në vend.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.