Qeveria zvicerane shqyrton rinovimin e detyrueshëm të shtëpive të vjetra

Qeveria zvicerane shqyrton rinovimin e detyrueshëm të shtëpive të vjetra

Pronarët e shtëpive të vjetra në Zvicër mund të kenë në të ardhmen detyrimin për të ndërmarrë punime rinovuese për përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave, përcjell albinfo.ch.

Sipas një raporti të Këshillit Federal, janë duke u shqyrtuar masa të reja për reduktimin e humbjeve të energjisë në ndërtesa. Synimi është që shtëpitë e vjetra të bëhen më efikase dhe të ulet konsumi i energjisë.

Një nga masat që po shqyrtohet është vendosja e detyrueshme e paneleve diellore, një kërkesë që tashmë zbatohet në raste të caktuara për ndërtesat e reja.

 

Rregullat mund të nisin nga viti 2030

Plani i propozuar do të zbatohej gradualisht duke filluar nga viti 2030 dhe do të prekte kryesisht shtëpitë e ndërtuara para vitit 1980.

Nëse këto masa miratohen, pronarët e ndërtesave të vjetra mund të detyrohen të investojnë në përmirësimin e izolimit, sistemet e energjisë dhe masa të tjera që do të ndihmonin në uljen e humbjeve energjetike.

Megjithatë, bëhet fjalë për një plan që është ende në fazën e shqyrtimit. Detajet përfundimtare, përfshirë mënyrën e zbatimit dhe kërkesat konkrete për pronarët, do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme. /Albinfo.ch

The post Qeveria zvicerane shqyrton rinovimin e detyrueshëm të shtëpive të vjetra appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.