Qytetarët ankohen për vonesat në kthimin e TVSH-së nga kuponët fiskalë

Vazhdon problemi me pagesën e TVSH-së, për qytetarët të cilët skanojnë kuponët fiskal. Përderisa disa qytetarë kanë marrë paratë nga TVSH-ja që muajin e kaluar, shumica e qytetarëve akoma nuk i kanë marrë mjetet prapa. Për këtë çështje nga Drejtoria për të Ardhura Publike nuk japin asnjë përgjigje. Qytetarët e anketuar nga Alsat madje thonë se çmimi prej 2 mijë denarësh për tre muaj është tepër i ulët.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



