Qytetarët mbuluan zyrat e partisë së Vuçiqit me pleh, protestat vazhdojnë në gjithë Serbinë
Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Vozhdovac të Beogradit janë “zbukuruar” mbrëmë me një dekorim krejt të pazakontë – me pleh të freskët. Një grup qytetarësh të revoltuar kanë sjellë disa kova me pleh dhe ua kanë lënë përpara zyrave të partisë, në rrugën Vojvode Stepe. Nuk mungonin as mbishkrimet, që i jepnin një

Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Vozhdovac të Beogradit janë “zbukuruar” mbrëmë me një dekorim krejt të pazakontë – me pleh të freskët. Një grup qytetarësh të revoltuar kanë sjellë disa kova me pleh dhe ua kanë lënë përpara zyrave të partisë, në rrugën Vojvode Stepe.
Nuk mungonin as mbishkrimet, që i jepnin një “aromë” të plotë revoltës popullore.
Pamjet e publikuara nga lexuesit e Nova.rs tregojnë qartë se kjo nuk ishte një aksion i rastësishëm. Jo vetëm që plehu ishte i shpërndarë me kujdes përpara hyrjes së ndërtesës, por edhe muret e zyrës ishin të mbuluar me slogane dhe mbishkrime që dukshëm nuk ishin komplimente për qeverinë.