Rama kritikon ambasadorët: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e shërbimit diplomatik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vënë theksin tek mangësitë e shërbimit diplomatik shqiptar, duke e cilësuar diplomacinë ekonomike si “hallkën më të dobët” të punës së ambasadave. Në fjalën e tij gjatë takimit tre-ditor me ambasadorët shqiptarë, Rama tha se kontributi i përfaqësive tona jashtë vendit është thuajse i papërfillshëm në këtë fushë, raportojnë […] The post Rama kritikon ambasadorët: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e shërbimit diplomatik appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vënë theksin tek mangësitë e shërbimit diplomatik shqiptar, duke e cilësuar diplomacinë ekonomike si “hallkën më të dobët” të punës së ambasadave.
Në fjalën e tij gjatë takimit tre-ditor me ambasadorët shqiptarë, Rama tha se kontributi i përfaqësive tona jashtë vendit është thuajse i papërfillshëm në këtë fushë, raportojnë mediat në Tiranë.
“Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike. Roli i përfaqësive tona është i dobët dhe, përveç rasteve specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për këtë aspekt, por rezultatet lënë shumë për të dëshiruar. Ky duhet të jetë prioritet i ambasadave”, tha Rama përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se, ndryshe nga e kaluara, sot kancelaritë europiane dhe ndërkombëtare janë shumë më të aksesueshme për Tiranën, duke i ftuar ambasadorët të rrisin intensitetin e lidhjeve me botën ekonomike.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me disa nga vendet kryesore të Gjirit janë çuar në një nivel krejt tjetër. Presim që edhe shërbimi diplomatik të ngrihet deri në atë nivel dhe të shkojë më tej. Rezultati deri tani lë shumë për të dëshiruar”, theksoi ai.
The post Rama kritikon ambasadorët: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e shërbimit diplomatik appeared first on Albinfo.