Rama sqaron batutën për Trump në Danimarkë: Moment humori midis liderëve

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë sot për të sqaruar jehonën ndërkombëtare që mori një moment humori i tij në Danimarkë, ku shkëmbeu batuta me presidentin francez Emmanuel Macron mbi lapsusin e ish-presidentit Donald Trump për Shqipërinë. Përmes një postimi në platformën X, Rama e përshkruan ngjarjen si “veçse një moment humori të mirë midis njerëzve […] The post Rama sqaron batutën për Trump në Danimarkë: Moment humori midis liderëve appeared first on Albinfo.

Rama sqaron batutën për Trump në Danimarkë: Moment humori midis liderëve

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë sot për të sqaruar jehonën ndërkombëtare që mori një moment humori i tij në Danimarkë, ku shkëmbeu batuta me presidentin francez Emmanuel Macron mbi lapsusin e ish-presidentit Donald Trump për Shqipërinë.

Përmes një postimi në platformën X, Rama e përshkruan ngjarjen si “veçse një moment humori të mirë midis njerëzve që janë admirues të mëdhenj të Presidentit Trump”. Ai kritikon mënyrën se si mediat moderne, duke kërkuar “viralitet”, mund të shtrembërojnë realitetin, duke e shndërruar një koment miqësor në “kryelajm botëror”, përcjell albinfo.ch.

“Një fjali e thënë me humor, në frymën e miqësisë, papritmas shndërrohet në kryelajm ndërkombëtar, ndërsa gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme”, shkruan Rama, duke përmendur edhe momentin me Ilham Aliyev dhe Macron.

Ai thekson se mesazhi ishte i qartë: një “vërejtje e lehtë, një moment miqësor” dhe shton se shtrembërimi i tij në “helm politik” është i padrejtë. Rama përfundon duke lavdëruar Trump-in si udhëheqës që “riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit” dhe rikujton se shkëmbimi i tij me Macron dhe Aliyev ishte thjesht një moment shoqëror.

 

The post Rama sqaron batutën për Trump në Danimarkë: Moment humori midis liderëve appeared first on Albinfo.