Rama mban konferencë me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
Rama: Pa BE-në nuk do funksiononte drejtësia para ligjit The post Rama mban konferencë me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, e cila ndodhet për një vizitë të shkurtër në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se pa BE procesi i barazisë para ligjit në drejtësi do ishte i pamundur, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se me vullnetin e qeverisë është vendosur të mbështetet drejtësia dhe zbatimi i ligjit.
Raama shtoi se që nga viti 1912, nuk ka pasur asnjëherë një njeri apo zyrtar që është përballur me drejtësinë dhe barazinë para ligjit.
“Ju them këtu se duke nisur që nga viti 1912, nuk ka pasur asnjëherë një njeri apo zyrtar që është përballur me drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Shqipëria ka kaluar nga perandoria osmane në diktaturën komuniste dhe përsëri në tranzicion, por kurrë nuk ka pasur prej kaq vitesh një përballje të zyrtarëve të lartë me drejtësinë dhe para ligjit. Nuk varet nga vullneti i një qeverie apo një tjetre, kryeministri apo një tjetri, të jetë normë e panegocueshme dhe e pashkelshme nga askush më dhe nëse bëhemi pjesë e familjes kjo është e patjetërsueshme më tej.
Kjo lidhet me vullnetin e kësaj qeverisjeje që drejton vendin dhe bëri reformën në drejtësi dhe mbështetjen e BE-së në këtë proces si asnjëherë tjetër. E parë me prespektivë historike dhe me sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar se është nga ato gurthemele të rëndësishme që historia i kujton dhe i mban si momente të historisë dhe të vërtetës. Do ta mbështesim këtë proces të barazisë para ligjit dhe Bashkimi Europian na mbështet në këtë rrugë, sepse pa BE ky proces do ishte i pamundur”,-tha Rama.
The post Rama mban konferencë me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas appeared first on Albinfo.