Vjen reagimi i PDK-së, pas raportimeve se ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza

Vjen reagimi i PDK-së, pas raportimeve se ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza

Partia Demokatike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza nga posti i kryetarit të partisë.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur, thuhet ndër të tjera në reagim.Reagimi i plotë:

Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më.Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.

Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.