Reagon edhe deputetja e NISMA-s: Komandant Çeliku mbetët gjithmonë i pamposhtur
Deputetja e NISMA-s e cila ka fituar tashmë mandatin bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar me një video dhe një mbishkrim për kreun e subjektit të saj politik, Fatmir Limajn. ”Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave” kështu e

Deputetja e NISMA-s e cila ka fituar tashmë mandatin bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar me një video dhe një mbishkrim për kreun e subjektit të saj politik, Fatmir Limajn.
”Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave” kështu e cilëson ajo Limajn.
Postimi i saj:
Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave. Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, duke mbetur gjithmonë i pamposhtur.