Reagon edhe kandidati i Alternativës për Prishtinën që mori 192 vota

Merkur Beqiri kandidati i Alternativës së Mimoza Kusari për Prishtinën, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale. Merkur Beqiri sipas rezultateve të KQZ-së ka fituar 0.19% apo 192 vota, ndërkaq për Kuvendin Komunal, partia e tij ka fituar 0.40% apo 363 vota. E për këtë, Beqiri ka reaguar jo duke bërë ndonjë shkrim

Reagon edhe kandidati i Alternativës për Prishtinën që mori 192 vota

Merkur Beqiri kandidati i Alternativës së Mimoza Kusari për Prishtinën, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Merkur Beqiri sipas rezultateve të KQZ-së ka fituar 0.19% apo 192 vota, ndërkaq për Kuvendin Komunal, partia e tij ka fituar 0.40% apo 363 vota.

E për këtë, Beqiri ka reaguar jo duke bërë ndonjë shkrim, por ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook, kësisoj ai duket se po vazhdon jetën e përditshme pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje.