PDK reagon para seancës për Ligjin e Speciales: Për UÇK-në, çlirimtarët e drejtësinë

Para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK ka përcjellë një mesazh të shkurtër lidhur me zhvillimet në Kuvend, duke shkruar: “Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!”.
Reagimi i PDK-së vjen në kohën kur deputetët po shqyrtojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



