Real Madrid zyrtarizon transferin e madh nga Milani!

Pavarësisht se afati kalimtar veror nuk është hapur ende, Real Madridi është duke e përgatitur ekipin për sezonin e ri. Fran Garcia u zyrtarizua më herët. 23-vjeçari do të rikthehet te Real Madridi, pasi në tri edicionet e fundit ishte pjesë e Rayo Vallecanos. Të shtunën, madrilenët kanë konfirmuar edhe rikthimin e Brahim Diazit. Diazi […]

Real Madrid zyrtarizon transferin e madh nga Milani!

Pavarësisht se afati kalimtar veror nuk është hapur ende, Real Madridi është duke e përgatitur ekipin për sezonin e ri.

Fran Garcia u zyrtarizua më herët. 23-vjeçari do të rikthehet te Real Madridi, pasi në tri edicionet e fundit ishte pjesë e Rayo Vallecanos.

Të shtunën, madrilenët kanë konfirmuar edhe rikthimin e Brahim Diazit.

Diazi ishte i huazuar te Milani në tri edicionet e fundit.

Reali të shtunën njoftoi se Diaz do të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027. E vazhdoi kontratën edhe për dy vjet të tjera.

Diaz në 45 paraqitje në edicionin që përfundoi, shënoi shtatë gola e po aq asistime me fanellën “kuqezi” të Milanit.