Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr, hidhet në ‘sulm’ për sensacionin anglez
Real Madrid ka hedhur sytë nga një prej talenteve më premtues të futbollit anglez, Jeremy Monga, adoleshenti 16-vjeçar i Leicester City. Sipas mediave britanike, “Los Blancos” e shohin sulmuesin e krahut si një opsion afatgjatë për të zëvendësuar Vinicius Junior. Monga ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, duke u bërë pjesë e rregullt e formacionit […]

Real Madrid ka hedhur sytë nga një prej talenteve më premtues të futbollit anglez, Jeremy Monga, adoleshenti 16-vjeçar i Leicester City.
Sipas mediave britanike, “Los Blancos” e shohin sulmuesin e krahut si një opsion afatgjatë për të zëvendësuar Vinicius Junior.
Monga ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, duke u bërë pjesë e rregullt e formacionit të parë të Leicesterit. Ai ka zhvilluar tashmë katër paraqitje, me një gol dhe një asist, ndërsa ka thyer rekordin e Jude Bellingham si golashënuesi më i ri në historinë e Championshipit.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve elitare evropiane, mes tyre edhe rivali i përbetuar i Realit, Barcelona.
Megjithatë, trajneri i Leicesterit Marti Cifuentes, ka kërkuar qetësi dhe durim me zhvillimin e talentit të ri, duke theksuar se klubi nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij. “Dhelprat” pritet t’i ofrojnë Mongas kontratën e parë profesionale sapo ai të mbushë 17 vjeç në korrik 2026.
Megjithatë, përballë interesimit të një gjiganti si Real Madrid, Leicester do ta ketë të vështirë ta mbajë gjatë këtë “xhevahir” të akademisë.