Real-PSG, gjysmëfinalja e dytë/ Spanjollët dhe francezët kaluan pengesat në Botërorin e Klubeve

Real Madrid-PSG do të jetë gjysmëfinalja e dytë e botërorit të klubeve. Kampionët e Europës dhe Los Blancos siguruan kalimin për në fazën tjetër duke eliminuar respektivisht dy skuadrat gjermane, Bayern dhe Dortmund. Galaktikët e drejtuar nga Xabi Alonso triumfuan ndaj verdhezinjve, në një ndeshje spektakolare, ku u shënuan 5 gola, e në fund ishin [...]Read More...

Real-PSG, gjysmëfinalja e dytë/ Spanjollët dhe francezët kaluan pengesat në Botërorin e Klubeve

Real Madrid-PSG do të jetë gjysmëfinalja e dytë e botërorit të klubeve. Kampionët e Europës dhe Los Blancos siguruan kalimin për në fazën tjetër duke eliminuar respektivisht dy skuadrat gjermane, Bayern dhe Dortmund.

Galaktikët e drejtuar nga Xabi Alonso triumfuan ndaj verdhezinjve, në një ndeshje spektakolare, ku u shënuan 5 gola, e në fund ishin spanjollët që fituan 3-2.

Gonzalo Garsia dhe Fran Garsia I bënë gjërat e thjeshta për galaktikët, të cilët shënuan 2 herë në 20 minutat e para të ndeshjes. Me qetësinë e epërsisë, spanjollët e administruan mirë lojën, deri në kohën shtesë, kur u shënuan dhe 3 gola të tjerë.

Verdhezinjtë ngushtuan diferencën me Beier, por pak moment më vonë Mbappe arriti që të rikthente qetësinë në kampin Los Blancos. Pavarësisht se ishte minuta e pestë e shtesës kur francezi gjeti rrjetën, kishte vend dhe një për një realizim të Guirassy, I cili me  11metërsh kristalizoi shifrat përfundimtare 3-2.

Real Madrid gjen në gjysmëfinale një ndër petendentët kryesor të këtij turneu, PSG. Kampionët e Francës e të Europës u mjaftuan me 2 gola në pjesën e dytë ndaj ndaj Bayern, teksa Doue dhe më pas Dembele I dhanë biletën për në gjysmëfinalet e botëroroit të klubeve.

Francezët vijojnë që të bëjnë mirë dhe kanë mundësinë që të fitojnë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, pasi kanë marrë titullin, Kupën e Superkupën në Francë, Ligën e Kampioneve në Europë, si dhe do të luajnë dhe në finalen e Superkupës së Europës.

Gjysmëfinalet e botëroroit të klubeve do të luhen në datat 8 dhe 9 korrik, teksa fillimisht do të jetë përballja mes Fluminenses dhe Chelsesa në orën 21:00, ndërsa 24 orë më vonë do të zhvillohet supersfida mes PSG-së dhe Real Madrid. Të dyja gjysmëfinalet si ashtu si dhe finalja e madhe e 13 korrikut do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport në Digitalb.