“Realitet falso”, Sara Kolami rrëfen eksperiencën në BBVK
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sara Kolami ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. E ftuar së fundmi në emisionin “Shoqet”, Sara u pyet rreth qëndrimit të saj në reality show, ku e përshkroi pjesëmarrjen si një udhëtim të rëndësishëm në aspektin […]

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sara Kolami ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
E ftuar së fundmi në emisionin “Shoqet”, Sara u pyet rreth qëndrimit të saj në reality show, ku e përshkroi pjesëmarrjen si një udhëtim të rëndësishëm në aspektin personal.
“Sara hyri aty për të treguar veten e saj. Më pëlqeu ajo që gjeta brenda meje. Zbulova veten time dhe jam shumë e kënaqur për gjithë eksperiencën, si dhe për njerëzit që takova gjatë rrugës,” u shpreh Sara.
Ndër të tjera shtoi: “Tek pjesa personale kuptova shumë për veten time, sepse aty nuk ishim në rrethana normale, por në një realitet të sajuar, falso. Studioja njerëzit, mësova si t’i ç’armatizoj dhe nuk iu dhashë kurrë kënaqësinë që të dilja jashtë vetes!”