Rekord në Francë: Shoferi zviceran kapet duke vozitur me 312 km/h

Rekord në Francë: Shoferi zviceran kapet duke vozitur me 312 km/h

Një shofer zviceran është kapur duke drejtuar një Porsche 911 me shpejtësi prej 312 km/h në autostradën A40, në departamentin francez Haute-Savoie, transmeton albinfo.ch.

Pas zbritjes së tolerancës së matjes, autoritetet e kanë konsideruar shpejtësinë 300 km/h, rreth 170 km/h mbi kufirin e lejuar në atë pjesë të autostradës. Sipas xhandarmërisë franceze, bëhet fjalë për shpejtësinë më të lartë të regjistruar ndonjëherë në këtë autostradë.

Policia e ndaloi shoferin pak më vonë. Atij iu konfiskua patenta dhe automjeti, ndërsa u detyrua të paguante një garanci prej 1,500 eurosh. Rasti pritet të shqyrtohet nga Gjykata në Bonneville.

Me 312 km/h, automjeti përshkonte gati 87 metra në sekondë. /Albinfo.ch

The post Rekord në Francë: Shoferi zviceran kapet duke vozitur me 312 km/h appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.