Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur lëndë narkotike

Reperi shqiptar i njohur me emrin Daxter është arrestuar së fundmi nga policia italiane në Milano. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrolli i bërë iu gjetën në makinë 19 doza kokaine dhe dy mijë euro para cash. Reperi u pikas nga policia pasi ka kaluar me automjetin e tij dhe ka shitur... The post Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur lëndë narkotike appeared first on AfterParty.

Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur lëndë narkotike

Reperi shqiptar i njohur me emrin Daxter është arrestuar së fundmi nga policia italiane në Milano.

Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrolli i bërë iu gjetën në makinë 19 doza kokaine dhe dy mijë euro para cash.

Reperi u pikas nga policia pasi ka kaluar me automjetin e tij dhe ka shitur doza kokaine te një australian. Pas kësaj policia i është vënë pas duke e ndjekur derisa e ka arrestuar.

Daxter ka lindur në qytetin e Durrësit por ka emigruar në Itali së bashku me familjen.

25-vjeçari është i njohur në shtetin fqinj për muzikën e tij, si dhe pak muaj më parë reperi ka bashkëpunuar me këngëtarin shqiptar Stresi.

The post Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur lëndë narkotike appeared first on AfterParty.