Reshitaj: Osmani është zgjedhja e duhur për presidente të Kosovës

Reshitaj: Osmani është zgjedhja e duhur për presidente të Kosovës

Deputetja e zgjedhur nga radhët të LDK-së Albena Reshitaj, se Vjosa Osmani do të duhej të bëhej presidente e Kosovës.

Ajo dha edhe arsyet e saj.

“Për të qenë konstruktiv dhe për të ruajtur një moral politik në vendin tonë, normalisht se do të duhej të ishte ajo sepse ne kemi garuar me presidentin dhe me kryeministrin, Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pasur kandidate për presidente zonjën Vjosa Osmani dhe kryetarin e Partisë kandidat për kryeministër”.

Reshitaj përmendi edhe njëherë deklaratën e Osmanit se nuk do të lejojë që vendi të bllokohet për shkak të emrit të saj.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së theksoi se beson se do të arrihet një marrëveshje e mirë dhe e qëndrueshme.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.