Revoltohet Jashari: Brugge e izoloi, Milani nuk paguan sa duhet!

Mesfushori i talentuar zviceran, Ardon Jashari, vazhdon të jetë në qendër të një situate të nderë mes Club Brugge dhe Milanit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Sipas raportimeve nga mediat belge, veçanërisht të përditshmes Nieuwsblad, Jashari është paraqitur këtë mëngjes në qendrën stërvitore të Club Brugge, por është vendosur të stërvitet veçmas […]

Revoltohet Jashari: Brugge e izoloi, Milani nuk paguan sa duhet!

Mesfushori i talentuar zviceran, Ardon Jashari, vazhdon të jetë në qendër të një situate të nderë mes Club Brugge dhe Milanit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Sipas raportimeve nga mediat belge, veçanërisht të përditshmes Nieuwsblad, Jashari është paraqitur këtë mëngjes në qendrën stërvitore të Club Brugge, por është vendosur të stërvitet veçmas nga skuadra, për shkak të mungesës së tij gjatë fazës përgatitore.

Mungesa e tij në përgatitjet para sezonit dhe në ceremoninë zyrtare të hapjes së sezonit është interpretuar si një mesazh i qartë për largim, me vetë lojtarin që ka shprehur dëshirën për të kaluar te Milan, transmeton ORAinfo.

Megjithatë, negociatat mes dy klubeve janë aktualisht në ngërç. Oferta e Milanit, e cila raportohet të jetë pak mbi 30 milionë euro pa bonuse, konsiderohet e pamjaftueshme nga Club Brugge. Klubi belg nuk është i gatshëm të bëjë lëshime, ndërsa Milani nuk ka ndërmend të rrisë ofertën në këtë fazë.

Për pasojë, Jashari pritet të mungojë në ndeshjen miqësore të radhës kundër Lokomotiva Zagreb, si dhe në finalen e Superkupës së Belgjikës që zhvillohet këtë të diel ndaj Union Saint-Gilloise.

Situata ka hyrë në një fazë të tensionuar, ku presioni është në rritje për të gjitha palët. A do të arrijë Jashari të realizojë ëndrrën për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Milanit, apo do të mbetet “i ngrirë” në Brugge? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.