Rey Manaj nuk mori karton të verdhë për shqiponjën ndaj Serbisë, Armand Duka sqaron arsyen
Rey Manaj ishte protagonist i ndeshjes së së shtunës, duke shënuar golin vendimtar që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë. Pas golit, ai festoi duke bërë shqiponjën, një veprim që në fillim u mendua se mund të kishte sjellë një karton të verdhë. Megjithatë, kryetari i FSHF-së, Armand Duka, ka sqaruar se Manaj nuk u […] The post Rey Manaj nuk mori karton të verdhë për shqiponjën ndaj Serbisë, Armand Duka sqaron arsyen appeared first on Albinfo.

Rey Manaj ishte protagonist i ndeshjes së së shtunës, duke shënuar golin vendimtar që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë. Pas golit, ai festoi duke bërë shqiponjën, një veprim që në fillim u mendua se mund të kishte sjellë një karton të verdhë.
Megjithatë, kryetari i FSHF-së, Armand Duka, ka sqaruar se Manaj nuk u ndëshkua për simbolin e shqiponjës. “Kartoni nuk ishte për festimin me shqiponjë, i cili nuk është i ndaluar, por për shkak të festimit pranë bankës rezervë të Serbisë,” u shpreh Duka në një video të shpërndarë nga Blendi Fevziu në Facebook.
Kjo fitore e çoi Shqipërinë më pranë ëndrrës për të arritur play-off-in e Botërorit 2026.
The post Rey Manaj nuk mori karton të verdhë për shqiponjën ndaj Serbisë, Armand Duka sqaron arsyen appeared first on Albinfo.