Rezoluta e PDK-së nuk kalon për shkarkimin e ministres Hajdari
Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari. Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes kësaj rezolute, PDK kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari. Projekt-rezoluta i […]
![Rezoluta e PDK-së nuk kalon për shkarkimin e ministres Hajdari](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/10/rozetaa.png)
Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes kësaj rezolute, PDK kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari.
Projekt-rezoluta i mori vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.
Aktualisht, në Kuvend po zhvillohet procesi për zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.