Richard Grenell shkon pa paparalajmerim në Mitrovicën e Veriut, takon Listën Srpska

Grenell shkon pa paparalajmerim në Mitrovicën e Veriut, takon Listën Srpska. Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe. Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton mediumi serb në Kosovë, Kosovo Online. Në këtë takim […]

Richard Grenell shkon pa paparalajmerim në Mitrovicën e Veriut, takon Listën Srpska

Grenell shkon pa paparalajmerim në Mitrovicën e Veriut, takon Listën Srpska.

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe.

Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton mediumi serb në Kosovë, Kosovo Online.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.