Rikthimi i madh po vjen: A do të luajë Ronaldo në ndeshjen e nesërme të Al-Nassr?

Cristiano Ronaldo është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të Al-Nassr në Roshn League kundër Al-Riyadh, sipas raportimeve që vijnë nga Portugalia.
Al-Nassr do të udhëtojë të premten drejt stadiumit “Prince Faisal bin Fahd” në kryeqytetin saudit, ku do të përballet me Al-Riyadh në javën e dytë të kampionatit.
Sipas gazetës saudite “Arriyadiyah”, Ronaldo mungoi në seancën e përbashkët stërvitore të Al-Nassr të mërkurën, ku skuadra po përgatitej për ndeshjen e radhës, përcjell “Gazeta Express”.
Në vend të kësaj, portugezi e vazhdoi programin e tij të rehabilitimit, duke e zhvilluar edhe punë të specializuar fizike.
Ronaldo e ka pësuar një lëndim në muskujt e legenit gjatë stërvitjes në fillim të kësaj jave.
Megjithatë, sipas raportimit, ai nuk ka ndier shqetësime të reja gjatë seancës së tij fizike të së mërkurës.
Vendimi përfundimtar nëse Ronaldo do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Al-Riyadh pritet të merret pas testeve mjekësore dhe fizike që stafi i Al-Nassr do t’i kryejë gjatë seancës së fundit stërvitore të enjten.
“Ylli i Madeiras” është rikthyer këtë javë në stërvitjet e Al-Nassr pas një muaji jashtë fushave.
Mungesa e tij kishte nisur që nga përfundimi i aventurës së Portugalisë në Kupën e Botës 2026, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kjo pauzë e gjatë bëri që Ronaldo të mungonte në dy ndeshjet e para të Al-Nassr në sezonin e ri.
Ai nuk luajti në fitoren 3-0 ndaj Al-Fateh në javën e parë të Roshn League, si dhe në triumfin 4-1 kundër Al-Diriyah në raundin e 1/32-të të King’s Cup.
Tani, ndeshja ndaj Al-Riyadh mund të jetë mundësia ideale për Ronaldon ta bëjë debutimin e tij në sezonin e ri të kampionatit, por gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike dhe rezultatet e testeve të fundit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



