Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Fero dhe Rina Balaj po vazhdojnë të jenë miq të mirë edhe pas shumë vitesh njohje. Ata dikur ishin pjesë e një kompanie muzikore, ndonëse më pas secili mori kahje tjetër. Por edhe pas kaq shumë vitesh, ata duket se shoqërohen me njëri-tjetrin dhe ruajnë marrëdhënie të mirë. Ka qenë reperja nga Istogu që së […]

Fero dhe Rina Balaj po vazhdojnë të jenë miq të mirë edhe pas shumë vitesh njohje.
Ata dikur ishin pjesë e një kompanie muzikore, ndonëse më pas secili mori kahje tjetër.
Por edhe pas kaq shumë vitesh, ata duket se shoqërohen me njëri-tjetrin dhe ruajnë marrëdhënie të mirë.
Ka qenë reperja nga Istogu që së fundmi ka ndarë një fotografi përkrah ish-këngëtarit.
“Hala nuk ka konkurrencë 2025”, ka qenë përshkrimi i këtij postimi.
Kjo është lidhur me bashkëpunimin e tyre “S’ka konkurrencë” të realizuar rreth gjashtë vjet më parë, një hit i asaj kohe.
Fero tani ka më shumë se një vit që është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.