Rinia e Drenasit në përkrahje masive për PDK-në dhe Petrit Hajdarin
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, u prit me entuziazëm dhe pjesëmarrje masive nga të rinjtë e komunës. Energjia dhe përkrahja e tyre treguan qartë se rinia e sheh PDK-në dhe Petrit Hajdarin si shpresën dhe zërin e ndryshimit. “Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por e tashmja që

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, u prit me entuziazëm dhe pjesëmarrje masive nga të rinjtë e komunës. Energjia dhe përkrahja e tyre treguan qartë se rinia e sheh PDK-në dhe Petrit Hajdarin si shpresën dhe zërin e ndryshimit.
“Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por e tashmja që premton. Besoj në guximin, energjinë dhe ëndrrat e tyre. Vitet e fundit shumë të rinj janë detyruar ta projektojnë të ardhmen jashtë Drenasit, por kjo nuk duhet të ndodhë. Në qeverisjen tonë, rinia do ta ketë vendin që meriton dhe do ta ndërtojë jetën e vet këtu, në Drenas”, tha Hajdari para të pranishmëve.
Masiviteti i të rinjve dhe entuziazmi i tyre e shndërroi takimin në një demonstrim të qartë të besimit dhe vendosmërisë për fitoren e PDK-së në Drenas.