Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rishpërndarë në InstaStory një postim nga faqja Eja, i cili i kushtohej shqiptarëve më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte fakti se ai shoqërohej me këngën “Houdini” të Dua Lipës, një tjetër yll shqiptar […] The post Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht appeared first on Albinfo.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rishpërndarë në InstaStory një postim nga faqja Eja, i cili i kushtohej shqiptarëve më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte fakti se ai shoqërohej me këngën “Houdini” të Dua Lipës, një tjetër yll shqiptar i njohur globalisht.
Në postimin origjinal, faqja kishte përfshirë Rita Orën në listën e 10 personaliteteve shqiptare me ndikim, duke e përshkruar si “një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht në muzikë”, me mbi 10 miliardë dëgjime globale, dhe një figurë të fuqishme në skenën e muzikës pop.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pikërisht përdorimi i këngës së Dua Lipës në sfond – një gjest që shumë e kanë interpretuar si sinjal afrimi mes dy artisteve, të cilat prej vitesh janë parë si të distancuara nga njëra-tjetra.
The post Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht appeared first on Albinfo.