Rita Ora performoi në finalen e ‘Wimbledon 2025’

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora  u ngjit në skenë për një koncert falas dje më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i’u kushtua transmetimit të finaleve të Wimbledonit. Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz të Wimbledonit, vendosi […] The post Rita Ora performoi në finalen e ‘Wimbledon 2025’ appeared first on Albinfo.

Rita Ora performoi në finalen e ‘Wimbledon 2025’

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora  u ngjit në skenë për një koncert falas dje më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i’u kushtua transmetimit të finaleve të Wimbledonit.

Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz të Wimbledonit, vendosi një ekran të madh televiziv në Brooklyn Bridge Park, për të transmetuar ndeshjet finale në një atmosferë që ngjason me një “kopsht anglez të Wimbledonit” me lule karakteristike, luleshtrydhe me krem, scone të sapopjekura, si dhe peshk me patate të skuqura, një klasik britanik.

Festimet zgjaten gjatë fundjavës, nga e premtja e deri të dielën më 13 korrik, ndërsa mbrëmja hapëse kulmojë me performancën e Rita Orës përpara rreth 5,000 pjesëmarrësve.

The post Rita Ora performoi në finalen e ‘Wimbledon 2025’ appeared first on Albinfo.