RMV, 40 milionë euro mungojnë për pensionet

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski konfirmoi sot se rritja e pensioneve do të duhet të presë rebalancin e Buxhetit, për të cilin ai dhe ministrja e Financave, siç tha, janë The post RMV, 40 milionë euro mungojnë për pensionet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

RMV, 40 milionë euro mungojnë për pensionet

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski konfirmoi sot se rritja e pensioneve do të duhet të presë rebalancin e Buxhetit, për të cilin ai dhe ministrja e Financave, siç tha, janë duke punuar intensivisht dhe që është paralajmëruar për mesin e korrikut, përcjell FLAKA.

Ajo njoftoi dy rritje lineare, duke u niveluar në shtator dhe një tjetër në mars.

“Dhe me sa shoh, edhe me buxhetin fillestar që është miratuar për këtë vit mungojnë rreth 2.5 miliardë denarë. Do të kemi ndoshta dy rritje lineare me shumë mundësi. Kjo do të konfirmohet nesër ose pasnesër. Kemi dy, njëra me nivelim tani në shtator një rritje lineare prej 2.500 denarë dhe tjetra do të jetë në mars 2.500 denarë të tjera. Para së gjithash, duhet të sigurojmë rreth 40 milionë euro me rebalanci prej 2,5 miliardë denarë. Në këtë buxhet mungojnë ato para. Janë shpenzuar për gjëra me të cilat mendoj se do të merren shumë organet hetimore në periudhën e ardhshme. Dhe 2,5 miliardë denarë shtesë janë gati për këtë rritje fillestare tani, që do të jetë në shtator, për këta tre muaj shtator, tetor, nëntor, sepse atëherë do të paguhen pensionet. Pjesa tjetër do të jetë në mars dhe me këtë premtimi ynë për rritje lineare të pensioneve prej 5000 denarë në vitin e parë do të realizohet edhe më herët. Nuk do të jetë deri në qershor, por deri në mars”, tha Mickoski, i cili ishte në vënien e gurthemelit të një shkolle në Draçevë. FLAKA

The post RMV, 40 milionë euro mungojnë për pensionet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .